Lajme
Ministri Mehaj falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar në avancimin e ministrisë së Mbrojtjes
Demokracia
19:23 | 17 Dhjetor 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim ambasadorë, atashe të mbrojtjes, oficerë të NALT-it dhe ish-ministra, në një organizim të veçantë për fundvit.

Mehaj përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit që kanë kontribuar në avancimin e ministrisë dhe Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

“Pak ditë na ndajnë nga përfundimi i këtij viti, dhe padyshim në çdo sukses të Ministrisë së Mbrojtjes meritor janë edhe përfaqësuesit e shteteve partnere të cilët kanë kontribuar në çdo hap të zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë dhe Ushtrisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mehaj.

“Andaj, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje krahas punonjësve të ministrisë, mbrëmë prita në një organizim të veçantë, ambasadorë, atashe të mbrojtjes, oficerë të NALT-it, ish-ministra e ish-komandant e deputetë, me të cilët ndajmë vlera dhe një vizion të përbashkët për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit por edhe më gjerë, duke realizuar synimin tonë për anëtarësim në NATO, rrugëtimin drejt së cilës e shohim të lidhur pashkëputshëm me miqtë tanë”.

Të ngjashme