Lajme
Ministri i Kurtit rrëzon përtoke propagandën e pushtetit: Procedurat për blerjen e raketave “Javelin” filluan në kohën e Qeverisë Haradinaj
Demokracia
10:50 | 16 Janar 2024

Share:

Ministrit i Mbrojtjes së FSK-së, Ejup Maqedonci, ka treguar se kur Kosova ka filluar procedurat për blerjen e raketave “Javelin”.

Në një intervistë për Tëvë 1, ai ka thënë se ky proces ka filluar vite me parë kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj i kishte nisur një letër Departamentit të Shtetit.

Më tej, ai ka treguar se në vitin 2019 janë identifikuar nevojat operacionale për FSK-në.

Qysh në vitin 2019, janë identfikuar nevojat operacionale të FSK-së. Kodi FMS është hapur gjatë Qeverisë Kurti 1, më saktësisht në prill të vitit 2020, por është iniciuar më herët me një letër që është dërguar nga ish-kryeministri Haradinaj për Departamentin e Shtetit edhe pas hapjes së kodit në prill të vitit 2020 janë adresuar kërkesat jo vetëm për sistemin “Javelin” por për të gjitha sistemet tjera dhe e gjitha ka kulmuar në këtë tre vjeçar me buxhet shtesë. E gjithë rritja e blerjeve ushtarake është në këto tri vjet”, ka thënë Maqedonci.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024