Lajme
Ministri kroat i Shëndetësisë: Të lënduarit janë në duar të sigurta, ambasadori po u qëndron pranë
Demokracia
14:34 | 25 Korrik 2021

Share:

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Beros ka publikuar një fotografi nga spitali rajonal i Slavonski Brod ku shihet me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli.

Beros përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter ka thënë se bashkëatdhetarët e lënduar janë në duar të sigurta, përcjell Demokracia.com.

“Ne mendojmë për familjet e atyre që u humbën jetën dhe u lënduan në aksidentin e trafikut afër Slavonski Brod. Personalisht mund të konfirmoj se të lënduarit janë në duar të sigurta dhe po u qëndron pranë ambasadori i Kosovës dhe një përkthyes, për t’i lehtësuar këto momente të vështira”, ka thënë ai.

Theksojmë se 10 persona kanë vdekur sot në një aksident të rëndë, të cilët po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë, duke përfshirë edhe një shofer, përcjell Demokracia.com.

Lidhur me aksidentin, MPJD e Kosovës më herët ka dalë me një komunikatë për media përmes së cilës tha se 44 bashkëatdhetarë kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Slavonski Brod, ku 15 prej tyre janë me lëndime më të rënda.

“MPJD-ja, do të njoftojë opinionin publik ne kohë reale me të dhënat e tjera të konfirmuara gjatë orëve në vazhdim lidhur me këtë ngjarje tragjike”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme