Lajme
Ministri Krasniqi dhe kryetari i Shtimes vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Rezultati do të jetë në favor të historisë sonë
Demokracia
16:03 | 11 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Aliu publikoi në Facebook një fotografi me Krasniqin para objektit të paraburgimit, duke shkruar se ata e kishin të lartë vullnetin e moralin.

“Me Ministrin Elbert Krasniqi qëndruam në Hagë për vizitë te krerët e UÇK-së, në betejën e tyre të radhës. Vullnetin e moralin e kanë të lartë, siç e kanë pasur besimin për fitore kur e kanë filluar luftën”, shkroi Aliu.

“Andaj, edhe rezultati përsëri do të jetë në favor të historisë sonë të lavdishme kombëtare e çlirimtare”, shtoi ai.

Të ngjashme