Lajme
Ministri izraelit për të parën herë thotë se Mohammed Sinwar është eliminuar
Demokracia
15:39 | 18 Maj 2025

Share:

Katz nuk dha detaje, por bëri me dije se shanset më të mëdha janë që Izraeli të ketë arritur të eliminojë Sinwar-in pas goditjeve shkatërruese dhe masive të 13 majit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, për të parën herë publikisht ka pranuar se Mohammed Sinwar, lideri i ri i Hamasit dhe vëllai i ish-kreut të krahut ushtarak, Yahya Sinwar, ka shumë gjasë të jetë eliminuar gjatë sulmit të 13 majit në Gaza.

Katz nuk dha detaje, por bëri me dije se shanset më të mëdha janë që Izraeli të ketë arritur të eliminojë Sinwar-in pas goditjeve shkatërruese dhe masive të 13 majit.

Këto të fundit në fakt ishin projektuar pikërisht për të eliminuar Sinwarin, i cili mori drejtimin e krahut ushtarak pas eliminimit të vëllait të tij nga forcat izraelite.

Më 13 maj, Izraeli do të nxirrte një njoftim rreth operacionit.

Në të shkruhej:

“IDF dhe ISA kryen një sulm të saktë ndaj terroristëve të Hamasit në një qendër komande dhe kontrolli, të vendosur në një vendndodhje nëntokësore të infrastrukturës terroriste poshtë spitalit evropian në Khan Yunis, në jug të Gazës, pak kohë më parë.

Hamasi vazhdon të përdorë spitalet në Gaza për aktivitete terroriste, duke demonstruar përdorimin e tij cinik dhe brutal të popullsisë civile në spital dhe rrethinat e tij.

Para dhe gjatë sulmit, u ndërmorën hapa të shumtë për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve dhe infrastrukturës civile, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta, mbikëqyrjen ajrore dhe inteligjencën shtesë.

IDF dhe ISA do të vazhdojnë të veprojnë për të hequr çdo kërcënim për civilët e Shtetit të Izraelit”.

Nuk u dha asokohe asnjë detaj tjetër. Teksa me këtë konfirmim nga Katz sot, mund të bëhet fakt i kryer se Sinwar është eliminuar.

Të ngjashme