Lajme
Ministri i Shëndetësisë udhëton drejt Austrisë, kjo është arsyeja
Demokracia
09:51 | 15 Gusht 2022

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka udhëtuar për në Austri.

Sipas MSH-së, ai do të marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji, “ku do të marrin pjesë shumë personalitete nga fusha e kirurgjisë dhe ku do të trajtohen të rejat e fundit në këtë lëmi shkencore”.

“Në këtë konferencë, Ministri Latifi do të flasë dhe bëj një prezantim për sistemin shëndetësor të Kosovës si dhe angazhimet e tij si Ministër i Shëndetësisë për transformimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor si dhe tema të tjera”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme