Lajme
Ministri i Mbrojtjes shkon në Deçan
Demokracia
15:55 | 13 Korrik 2021

Share:

Pas situatës së krijuar në Komunën e Deçanit, ku dyshohet se nga e shtuna mbi 1500 persona u infektuan nga uji i pijshëm, ministrat e Qeverisë Kurti morën rrugën për në këtë komunë.

Paraditen e së martës atje qëndroi Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Tani në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Adem Ukëhaxhaj”, ka shkuar edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Po ashtu në Deçan do të shkoj edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kurse, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në “facebook” ka thënë se do të jenë afër qytetarëve të Deçanit. Adresimi i Kurtiti përmes postimit vie përshkak se ai gjendet jashtë vendit./kp

Të ngjashme