Lajme
Ministri i Maltës uron 13-vjetorin e pavarësisë: Unë biri yt Kosovë
Demokracia
19:52 | 19 Shkurt 2021

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Maltës, Evarist Bartolo, ka uruar Kosovën me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka publikuar një pjesë nga urimi i tij, në llogarinë zyrtare në Facebook, përcjell Demokracia.com.

Me këtë rast, duke uruar kosovarët, ministri Bartolo ka recituar edhe pozeinë e Ali Podrimës.

“Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Evarist Bartolo, duke recituar vargjet e poetit tonë Ali Podrimja, ka treguar se i njeh mirë vuajtjet dhe dëshirat e shtetit të Kosovës. Faleminderit z.Bartolo! Faleminderit Malta”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme