Lajme
Ministri i Kurtit që e kalon kohën si mysafir (Foto)
Demokracia
12:21 | 16 Janar 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të paktën në rrjetet sociale është një prej ministrave më aktiv të Qeverisë Kurti.

Mehaj që u kthye nga Norvegjia për të udhëhequr me ushtrinë e Kosovës, duket se është merakli i ndejave familjare, sidomos i atyre nëpër oda, shkruan Demokracia.com.

Nga postimet e tij në rrjete sociale, Mehaj shihet pothuajse çdo ditë si mysafir në ndonjë familje, duke i plotësuar kështu mbrëmjet i tij me vizita nëpër miq të ndryshëm.

Nuk dihet nëse ministri Mehaj e ka marrë edhe familjen kur është kthyer në Kosovë, por duket se zbrazëtitë e saj ai po i plotëson duke shkuar gjithmonë mysafir tek të tjerët. Mehaj edhe në zyrë duket se pret mysafirë, që nuk kane të bëjnë fort me punën e tij.

Ai poston fotografi edhe nga vizita që i bënë Policisë e që nuk janë dikaster i tij. /Demokracia.com/

Të ngjashme