Supozohet të ministrojë me punë të kulturës, rinisë dhe sportit, në vend por ministrit Hajrulla Çeku i ka dalur punë të justifikojë shefin politik të tij, Albin Kurtit pas pranimit të draftit të “modern dhe evropian” të Zajednicës dhe zbatimit të saj në këmbim të një njohje që interpretohet të jetë “de facto”. E këtu, ministri Çeku, mprehi germat ndaj qeverive të kaluara, ndonëse qeveritë e kaluara s’e kanë implementuar asnjëherë, por është saktësisht shefi i tij politik ai që ka pranuar të zbatojë.
Reagimi i Çekut:
Dyfytyrësi e thellë opozitare. “E pranuat Asociacionin pa njohje” po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje. E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë.