Arte
Ministri i kulturës bën homazhe para Teatrit Kombëtar për të nderuar figurën e Shaqir Hotit
Demokracia
14:03 | 11 Prill 2021

Share:

Ministri i kulturës Hajrulla Çeku, së bashku me këshilltarin e tij Liburn Jupolli bënë homazhe para Teatrit Kombëtar për të nderuar figurën e z. Shaqir Hoti 

Shaqir Hoti, instrumentisti i njohur si ‘okarina e artë e melodisë popullore’ ndërroi jetë dje, më 10 prill 2021.

Për të nderuar figurën e tij, para Teatrit Kombëtar bënë homazhe ministri i kulturës Hajrulla Çeku, së bashku me këshilltarin e tij Liburn Jupolli, transmeton Demokracia.com.

Ata u nënshkruan në librin e zisë i cili ishte vendosur para Teatrit Kombëtar për këtë qëllim.

May be an image of 1 person and text that says "SHAOIR HOTI 021"

Kosova humbi njërin prej njerëzve më të urtë dhe më të dashur i cili me kapacitetin e tij profesional, intelektual e njerezor kultivoi një pjesë tejet të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpritërore dhe ishte forcë e bashkimit të të gjitha fushave të tjera kulturore – veçanërisht të kulturës sonë muzikore. /Demokracia.com/

Të ngjashme