Lajme
Ministri i Jashtëm grek të hënën për vizitë në Tiranë
Demokracia
17:38 | 21 Maj 2022

Share:

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pritet që të vizitojë Tiranën ditën e hënë. 

Vizita e tij vjen në kuadër të javës kulturore greke, ndërsa Dendias pritet të takojë kryeministrin Rama, kryepeshkopin Anastas dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në takimet me politikën shqiptare, pritet të diskutohet ndër të tjera edhe për pensionet e shqiptarëve në Greqi, raporton A2CNN.

Vizitës së tij në Tiranë, Dendias i parapriu me një takim me ambasadoren shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.

Të ngjashme