Lajme
Ministri i jashtëm grek takon Lajçakun: Mbështesim përpjekjet për të arritur përparim në marrëdhëniet Kosovë – Serbi
Demokracia
12:02 | 24 Janar 2022

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Dendias sot po merr pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ndërsa ka shfrytëzuar rastin që të takohet edhe me ndërmjetësin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Lajçak për arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve.

“Gjatë një takimi në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, diskutova me Përfaqësuesin Special, Miroslav Lajçak sitatëm aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë për përpjekjet e tij për të arritur përparim në marrëdhëniet midis dy palëve”, shkroi Dendias në Twitter.

Takimi i Dendias me Lajçakun vjen pas vizitës së kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla në Athinë javën e kaluar, nga ku tha se njohja e Kosovës nga Greqia do të përbënte një hap historik.

Greqia së fundmi ka pasur qasjen më konstruktive ndaj Kosovës, krahasuar me 4 vendet e tjera brenda BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme