Lajme
Ministri i jashtëm austriak kërkon liberalizim sa më të shpejt të vizave për Kosovën
Demokracia
09:03 | 08 Prill 2022

Share:

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg është shprehur, se Rusia nuk i hedh sytë vetëm nga Ukraina. Ai kërkoi çelje të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe liberalizim të vizave me Kosovën.

Në një konferencë donatorësh të organizuar në Berlin (05.04.) për të ndihmuar Moldavinë, një vend i vogël me vetëm 2,6 milionë banorë, por që ka pritur deri tani 370.000 refugjatë, ministri i Jashtem austriak, Alexander Schallenberg është shprehur edhe për Ballkanin Perëndimor. Rusia nuk i hedh sytë vetëm nga Ukraina, por edhe nga Kaukazi jugor, nga Ballkani Perëndimor, dhe Republika e Moldavisë, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm austriak, shkruan agjencia Reuters.

Schallenberg kërkoi nga BE që të çelë sa më shpejt negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Unë pres që kjo të bëhet ende nën presidencën franceze”, tha Schallenberg. Por presidenca franceze merr fund në qershor.

Të ngjashme