Lajme
Ministri i Brendshëm shqiptar përgëzon policët për aksionin ku u arrestua “narko-trafikanti i VV-së”: Duhet të shkohet tek “bosat” e tyre
Demokracia
21:47 | 15 Gusht 2023

Share:

Të martën Policia e Shqipërisë në një aksion anti-drogë ka kapur pesë persona të cilëve u është sekuestruar një sasi e madhe dozash tableta droge.

Gjatë ditës pati reagime të shumta e njëri nga të arrestuarit u kuptua se është asamblisti i LVV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci.

Për këtë aksion ka reaguar edhe Taulant Balla, ministër i Brendshëm i Shqipërisë, i cili e ka përgëzuar Policinë e Shtetit për aksionin.

Ndër të tjera ai ka thënë duhet ndjekur fijet e të shkohet te bosët e tyre.

Postimi i plotë:

Suksesi i operacionit të radhës të Policisë së Shtetit në goditjen e një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimi i një sasie shumë të madhe dozash/tabletash të një lloj droge nxjerr në pah dhe nevojën e një lufte edhe më të ashpër ndaj këtij fenomeni. Kjo është një betejë dhe një sfidë për policinë e çdo vendi dhe disa mund të thonë se është e vështirë, se edhe vendet e tjera e kanë këtë problem. Unë nuk mendoj kështu. Në javët e fundit janë goditur disa rrjete shpërndarësish lëndësh narkotike edhe pse duhen ndjekur fijet dhe duhet të shkohet tek “bosat” e tyre sa më shpejt.

Të ngjashme