Lajme
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë takon shefin e EULEX-it, dënon çdo akt dhune në veriun e Kosovës
Demokracia
20:00 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledar Çuçi, ka zhvilluar sot një takim me kreun e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark.

Me këtë rast ai ka dënuar publikisht, sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ndaj përfaqësuesve të EULEX-it dhe secilin akt dhune tjetër të ndodhur në veri.

”Dënova sulmet ndaj Policisë së #Kosovës, sulmet ndaj përfaqësuesve të #EULEX dhe çdo akt dhune tjetër që bie ndesh me rendin kushtetues, krijon pasiguri për banorët vendas, si dhe minon ecurinë e dialogut Prishtinë-Beograd”.

Të ngjashme