Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një shkrim në rrjetin social “X”, përmes sëcilit ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Hasani ka shkruar se sot “festojmë lirinë e sovranitetin e Kosovës”.
Tutje, ministri shqiptar ka shkruar se Shqipëria do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!
Sot, ne festojmë lirinë e sovranitetin e Kosovës, por edhe përulemi për përpjekjet dhe sakrificat e jashtëzakonshme të vëllezërve e motrave tanë për një Kosovë demokratike, të sigurt e të begatë.
Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në strukturat europiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare.” – shkroi ai.