Sport
Ministri e konfirmon: FFK me dokumente është në rregull, klubet janë më dobët, licencimi brenda ditësh
Demokracia
21:38 | 29 Mars 2023

Share:

Saga e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës është drejt fundit, shkruan Demokracia.com.

Këtë e ka konfrmuar edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku i cili në emisionin Presing në T7 ka deklaruar se Federata i ka rregulluar gjitha dokumentet dhe se çështja ka mbetur tek klubet që janë pak më dobët.

“Komisioni sot më ka njoftuar dhe kam përshtypjen se Federata e Futbollit e Kosovës është në rregull me dokumente. Klubet janë më dobët por besoj benda disa ditësh Komisioni për licencim do të ketë një përgjigje lidhur me licencimin e FFK-së”, ka thënë Çeku. /Demokracia.com

 

Të ngjashme