Sport
Ministri Çeku përgëzon Bad News Eagle për arritjet në garat e lojërave elektronike
Demokracia
15:49 | 07 Shkurt 2023

Share:

Ekipi i lojërave elektronike CS:GO, Bad News Eagle, sot janë pritur nga Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.

“Bashkë biseduan për gjendjen e përgjithshme të ekipit dhe emërimin e trajnerit të ri, agjendën e ndeshjeve për këtë vit dhe synimet e ekipit për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Duke i vlerësuar për sukseset e jashtëzakonshme në garat e fundit, Ministri Çeku u premtoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e qeverisë edhe në vazhdimësi.

Të ngjashme