Lajme
Ministri çek flet në emër të BE-së: Asnjë shtet i BE-së nuk është kundër kandidaturës së Ukrainës
Demokracia
12:40 | 22 Qershor 2022

Share:

Asnjë shtet i BE-së nuk është kundër dhënies së statusit të kandidaturës Ukrainës, ka thënë ministri Mikulas Bek, pas një mbledhjeje në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, shkruan Euractiv.

Statusi i kandidaturës për Ukrainën do të diskutohet nga liderët e BE-së gjatë samitit të Këshillit Evropian të rekomanduar të premten e kaluar, përcjell Demokracia.com.

Gjithsesi, sipas diplomatëve të BE-së, disa shtete dëshirojnë të përfshijnë referenca për kushtet e nevojshme për procesin e anëtarësimit në përmbylljen e samitit të Këshillit Evropian.
Sipas Bek, Bullgaria është përsëri kundër hapjes së bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë Veriore.

Zgjerimi i BE-së nga Ukraina, shtetet e Ballkanit Perëndimor, Moldavia dhe Gjeorgjia janë pjesë e prioriteteve të presidencës së ardhshme çeke të BE-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024