Lajme
Ministri britanik: Londra e përkushtuar për integrimin euroatlantik të Kosovës
Demokracia
17:31 | 16 Mars 2022

Share:

Ministri për Evropën i Britanisë së Madhe, James Cleverly, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Në një postim në Twitter, Cleverly, ka falënderuar Kosovën për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofertës së saj për të pritur refugjatë ukrainas.

Sipas tij, është e rëndësishme që Evropa të paraqesë front të bashkuar kundër Putinit.

“Është thelbësore që Evropa të paraqesë një front të bashkuar kundër Putinit. I jam mirënjohës #Kosovës për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofertës së saj bujare për të pritur refugjatët ukrainas. Mbretëria e Bashkuar mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Cleverly.

Të ngjashme