Lajme
Ministri austriak: Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Demokracia
10:37 | 21 Maj 2022

Share:

Austria mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg duke thënë se pas agresionit të Rusisë në Ukrainë “kërkohet një pozicion i ri gjeostrategjik në Evropë.

Kjo përfshin edhe pranimin e anëtarëve të rinj. Ne mirëpresim dëshirën e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, ka thënë kryediplomati austriak.

Ai ka deklaruar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet për të siguruar një model të qëndrueshme jete në Evropë, përcjell Express.

Kjo deklaratë e Schallenberg është raportuar në disa media serbe. Serbia, gjatë ditëve të fundit, ka bërë përpjekje për ta minuar mundësinë e Kosovës që të bëhet pjesë e kësaj organizate evropiane. Aplikimi i Kosovës nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt dje në Torino të Italisë.

Të ngjashme