Lajme
Ministrat e Jashtëm të G7: Thërrasim Rusinë që t’i tërheqë trupat përbri kufirit me Ukrainën
Demokracia
17:56 | 19 Shkurt 2022

Share:

Grupi i shtatë shteteve më të fuqishme, i njohur si G7, ka trajtuar me theks situatën në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Këto vende  duke u shprehur të brengosura më atë që po ngjan, duke i bërë thirrje Moskës që t’i tërheqë forcat ushtarake të vendosura afër kufirit me Ukrainën.

“Mbesim thellësisht të brengosur me kërcënimet ushtarake të Rusisë përbri kufirit me Ukrainën. Vendosja masive ushtarake më e madhja në kontinentin e Evropës që prej mbarimit të Luftës së Ftohtë është sfidë e sigurisë globale dhe rendit ndërkombëtar”, thuhet në kumtesën e lëshuar pas takimit, transmeton Klankosova.tv.

“Thërrasim Rusinë që ta zgjedhë rrugën diplomatike, të depërshkallëzohet situata, në mënyrë thelbësore të tërhiqen trupat afër kufirit me Ukrainën. Si hap i parë ne presim që Rusia ta zbatojë reduktimin e trupave dhe aktiviteteve ushtarake përgjatë kufirit. Nuk kemi asnjë provë se është zvogëluar numri i ushtarëve”.

“Ne do ta gjykojmë Rusinë për veprimet e saj”, thuhet ndër të tjera në qëndrim.

Të ngjashme