Lajme
Ministrat e Jashtëm të G7 mbajnë një minutë heshtje në kujtim të Alexei Navalny
Demokracia
14:17 | 17 Shkurt 2024

Share:

Ministrat e Jashtëm të G7 mbajtën një minutë heshtje në kujtim të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq në burg të premten.

“Për idetë e tij dhe për luftën e tij për liri dhe kundër korrupsionit në Rusi, Navalny u dënua me vdekje,” tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, në samitin e G7-ës në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Rusia duhet të hedhë dritë mbi vdekjen e tij dhe të ndalojë shtypjen e papranueshme të disidentëve”, shtoi ai.

Të ngjashme