Lajme
​Ministrat e Jashtëm të BE-së do të marrin “vendim të rëndësishëm” për stërvitjen ushtarake në Ukrainë
Demokracia
12:46 | 14 Nëntor 2022

Share:

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të japin dritën jeshile për një mision trajnimi ushtarak ukrainas në një takim të hënën në Bruksel.

Ministrat do të marrin “një vendim të rëndësishëm” në lidhje me nisjen e një misioni stërvitor për rreth 15,000 ushtarë ukrainas, u tha gazetarëve shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Duke përshëndetur tërheqjen e Rusisë nga Khersoni si “lajm shumë i mirë”, ai theksoi nevojën që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Për mundësinë e sanksioneve të reja kundër Rusisë, Borrell tha se nuk ka masa të tilla në agjendën e menjëhershme të bllokut.

Situata në Ballkanin Perëndimor dhe Iran do të diskutohet gjithashtu në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, shtoi ai.

Sipas Borrell, Ukraina do të jetë fokusi kryesor gjatë takimit të së martës të ministrave të mbrojtjes të BE-së./AA

Të ngjashme