Lajme
Ministria e Shendetësisë ka dhuruar 1.394 frigoriferë për të gjitha Komunat e Kosovës
Demokracia
16:10 | 19 Janar 2021

Share:

Ministri në detyrë i Shendetësisë, Armend Zemaj në kuadër të bashkpunimit me Programin e Zgjeruar të Imunizimit, UNICEF-i për ekipet e imunizimi, ka dhuruar 1.394 frigoriferë mobil për të gjitha Komunat e Kosovës.

Zemaj përmes postiminit të tij në Facebook ka thënë donacioni është përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe i kontribuon efikasitetit dhe sigurisë së imunizimit.

“Kapacitet i ruajtjes së vaksinave është 2.6 litra, deri në 41 orë 29 minuta, kohë e mjaftueshme për ekipet mobile të imunizimit për të vepruar në tërë territorin e shtetit, me siguri të plotë.”, ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Në kuadër të bashkëpunimit me Programin e Zgjeruar të Imunizimit, UNICEF-i për ekipet e imunizimit, për të gjitha komunat, sot ka dhuruar 1.394 frigoriferë mobil.

Donacioni është përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe i kontribuon efikasitetit dhe sigurisë së imunizimit dhe për këtë i falënderojmë sinqerisht.

Kapacitet i ruajtjes së vaksinave është 2.6 litra, deri në 41 orë 29 minuta, kohë e mjaftueshme për ekipet mobile të imunizimit për të vepruar në tërë territorin e shtetit, me siguri të plotë. Faleminderit!

Në kuadër të bashkëpunimit me Programin e Zgjeruar të Imunizimit, UNICEF-i për ekipet e imunizimit, për të gjitha…

Posted by Armend Zemaj on E martë, 19 Janar 2021

 

Të ngjashme