Sport
“Minatori” nikoqir i finales së katërt sonte, Trepça synon barazimin e serisë, Ylli trofeun
Demokracia
10:45 | 02 Qershor 2022

Share:

Sonte në program për t’u zhvilluar ndeshja e katërt e serisë finale të “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Palestra “Minatori” hap dyert e përballjes së katërt të serisë finale mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, shkruan Demokracia.com.

Suharekasit janë më afër titullit kampion, ngase me një fitore në Mitrovicë do të shpalleshin kampion.

Ndërkohë, Trepça synon sonte të barazojë në 2-2 serinë finale dhe për t’ia lënë ndeshjes së pestë në Suharekë të vendoset gjithçka.

Ndeshja e sontme mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit do të luhet nga ora 20:30./Demokracia.com/

Të ngjashme