Flotistët në Minierën e Kishnicës kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të papaguara të muajit të kaluar.
Kryetari i Sindikatës së Flotistëve në Minierën e Kishnicës, Xhevdet Zymeri, ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave.
“Po, jemi në grevë, s’kemi marrë ende pagat e muajit të kaluar. Grevën do ta vazhdojmë deri të na ekzekutohen”, ka thënë Zymeri.
Minatorët e Kishnicës ndalojnë punën, kryejnë tre punë e paga iu vonohet me muaj
Kjo nuk është hera e parë që punëtorët e flotacionit përballen me vonesa në pagesa. Vetëm para një muaji, ata ishin në grevë për të njëjtën arsye. Pagat e muajit mars, iu ekzekutuan më 22 prill.