Sport
Minamino “vulos” fitoren e Liverpoolit, Norwichi i Rashicës “në gjumë”
Demokracia
22:29 | 21 Shtator 2021

Share:

Liverpooli është shumë afër kualifikimit tutje në raundin tjetër të EFL Cup në Angli.

“Të Kuqtë” kur kanë mbetur dhjetë minuta drejt fundit e kanë shënuar edhe golin e tretë për 0-3 kundër Norwich Cityt, shkruan Demokracia.com.

Autor i golit është Minamino që realizoi edhe golin e parë.

Japonezi realizoi për 0-3 në minutën e 80-të të përballjes për ta “vulosur” fitoren.

Kujtojmë se Milot Rashica është inkuadruar në minutën e 69-të të takimit për vendasit.

Ndryshe, ky takim ishte i vlefshëm për raundin e 1/16 së finales në EFL Cup.

PAMJET

Të ngjashme