Lajme
Milovan Drecun: Nuk jam optimist për vazhdimin e dialogut më 13 maj
Demokracia
23:40 | 05 Maj 2022

Share:

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, tha sot se kryeministri kosovar, Kurti doli me qëndrimin se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, edhe pse siç tha ai nuk kanë ushtri dhe nuk njihen nga të gjithë anëtarët e kësaj aleance dhe se presin ftesë nga Këshilli i Evropës për anëtarësim në këtë organizatë evropiane, transmeton Demokracia.com.

“Nuk mjafton vetëm biseda për të arritur progres në dialogun Beograd-Prishtinë”, tha Drecun, duke shtuar se nuk është optimist për vazhdimin e negociatave më 13 maj në Bruksel, ashtu siç u paralajmërua dje në Berlin.

“Që të ketë përparim, duhet të arrihet një marrëveshje, të paktën një paraprake, kështu që duhet të përpunohet përmes ekipeve të ekspertëve dhe më pas të miratohet përfundimisht”, tha Drecun në një deklaratë për Tanjug sot. /Demokracia.com/

Të ngjashme