Sport
“Miloti realizon sërish” – Norwich City i gëzohet golave të Rashicës me Kosovën në mars
Demokracia
14:51 | 30 Mars 2022

Share:

Pas një “agjerimi” disa mujor, Milot Rashica i është rikthyer golave me fanellën e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Sulmuesi nga Vushtrria realizoi dy gola në dy ndeshjet miqësore të Kosovës në muajin mars, raporton Demokracia.com.

25-vjeçari ishin realizator i katërt në fitoren 5:0 të “Dardanëve” kundër Burkina Fasos më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pesë ditë më vonë, Rashica ishte autor i golit të vetëm për Kosovën në ndeshjen kontrolluese me Zvicrën e cila u mbyll 1:1.

E për golat e Rashicës ka shkruar edhe klubi i tij, Norwich City.

“Milot Rashica shënoi golin e tij të dytë në pushimin ndërkombëtar të marsit për Kosovën, teksa ata barazuan 1-1 si mysafir ndaj Zvicrës në një miqësore ndërkombëtare të marten”, shkruan faqja zyrtare e klubit anglez në përmbledhjen e lojtarëve që ishin të angazhuar me kombëtaret e tyre./Demokracia.com/

 

Të ngjashme