Sport
Milot Rashicës i bie vlera dukshëm, kaq vlen tani ylli i Kosovës
Demokracia
17:58 | 29 Dhjetor 2021

Share:

Futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicës i ka rënë vlera dukshëm, bazuar në sajtin prestigjioz “Transfermarket”.

Vlera aktuale e Milot Rashicës është tetë milionë euro, përcjell Demokracia.com.

Vlera më e madhe e regjistruar për anësorin e Norwich Cityt ka qenë në vitin 2019 kur kapte vlerën e 35 milionë eurove.

Rashica iu bashkua skuadrës së Norëich Cityt në merkaton e verës të këtij viti nga Werder Bremeni.

Sulmuesi kosovar nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me klubin nga Premierliga angleze, por ende nuk ka shënuar asnjë gol me Norwichin. /Demokracia.com/

Të ngjashme