Milot Rashica është shpallu futbollisti më i mirë i muajit gusht te Norwich në Premerligën e Anglisë, transmeton Demokracia.com.
Ylli i Kosovës i cili iu bashkua skuadrës angleze nga Werder Bremeni ka pasur një paraqitje të mirë ani pse ai ende nuk është komponuar sa duhet.
Ai pas votave të tifozëve është shpallur futbollisti i muajit në skuadrën angleze, derisa lajmin e ka dhënë vet faqja zyrtare e skuadrës në Instagram.
Norwich duket se ka bërë një goditje të qëlluar me Rashicën i cili pritet ta ndihmojë shumë skuadrën në arritjen e objektivave. /Demokracia.com
View this post on Instagram