Sport
Milot Rashica shënon kundër Izraelit
Demokracia
21:36 | 12 Nëntor 2023

Share:

21:28 – Kosova është në epërsi kundër Izraelit.

Për 1:0 realizoi Milot Rashica.

Rashica shënoi në minutin e 41-të.

______________________________________________________________________________________________________

21:22 – 0:0 është rezultati në ndeshjen Kosova – Izraeli, që po luhet në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja po karakterizohet e një tempoje mesatare me pak raste shënimi.

Rastin më të volitshëm, për “Dardanët” e ka pasur Vedat Muriqi, por që u ndal nga portieri kundërshtar.

______________________________________________________________________________________________________

21:00 – Kanë kaluar 15 minuta lojë në ndeshjen Kosova-Izraeli.

Kombëtarja e Kosovës në këto minuta ka një dominim të lehtë, por akoma nuk ka arritur që ta tundë rrjetën.

Rezultati aktual është 0:0.

______________________________________________________________________________________________________

20:45 – Në “Fadil Vokrri” ka nisur ndeshja Kosova-Izraeli.

Sonte “Dardanët”, janë në kërkim të fitores së parë në shtëpi.

Kosova dhe Izraeli bëjnë pjesë në grupin I.

Kombëtarja e Kosovës është në vendin e katërt me shtatë pikë derisa ajo e Izraelit në vendin e tretë me 11 pikë.

Skuadra e Primozh Glihës i ka humbur gjasat për kualifikim në evopianin që në vitin e ardhshëm mbahet në Gjermani.

Të ngjashme