Sport
Milot Rashica s’e harron klubin ku mori hapat e parë si futbollist, viziton talentët e Vushtrrisë
Demokracia
14:58 | 13 Shkurt 2023

Share:

Talentët e shkollës së futbollit, Kosova Vushtrri e patën sot një vizitë tejet të veçantë.

Djelmoshat e talentuar vushtrrias u vizituan nga ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Rashica që vjen pikërisht nga Vushtrria, u ka uruar suksese në të ardhmen futbollistëve të rinjë vushtrrias.

Kujtojmë se Rashica e bëri hapin e madh në karrierë pikërisht nga Vushtrria.

Ai ishte transferuar në Twente nga Vushtrria në verën e vitit 2015, derisa më pas kaloi te Werder Bremeni, më pas në Norwich City.

Sot, ai aktivizohet me sukses te gjiganti turk, Galatasaray./Demokracia.com/

Të ngjashme