Sport
Milot Rashica nuk e harron klubin kosovar ku mori hapat e parë, u bën dhurata për festat e fundvitit
Demokracia
14:11 | 26 Dhjetor 2021

Share:

Milot Rashica ndonëse është ngritur shumë në karrierën e tij si futbollist, ai nuk e ka harruar asnjëherë klubin ku mori hapat e parë.

Sulmuesi i Norwich Cityt u ka dërguar dhurata shkollës së futbollit të KF Vushtrrisë, shkruan Demokracia.com.

Klubi vushtrrias nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale ka ndarë një fotografi, ndërsa ka njoftuar se ish-futbollisti i tyre u ka dërguar dhurata djelmoshave të ri të skuadrës.

Dhurata e dërguara nga sulmuesi i Kombëtares së Kosovës kanë ardhur për festat e fundvitit.

Vushtrria njëkohësisht e ka falënderuar Milot Rashicën për dhuratat.

“Legjenda e klubit Milot Rashica, sot ka gëzuar djelmoshat tanë të shkollës së futbollit duke ju dërguar dhurata për festën e fundvitit. Shfrytezojmë rastin që ta faleminderojmë publikisht”, thuhet në postimin e Vushtrrisë./Demokracia.com/

Të ngjashme