Sport
Milot Rashica niset drejt Prishtinës për t’u tubuar me Kosovën për ndeshjet e muajit mars
Demokracia
14:57 | 21 Mars 2021

Share:

Milot Rashica e ka marrë rrugën për në vendlindjen e tij.

Sulmuesi i Werder Bremenit e zhvilloi dje ndeshjen e fundit ndaj Wolfsburgut para pauzës ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.

Ndërkaq, në mëngjesin e sotëm, Rashica me familjen e tij janë nisur për në Kosovë.

Bashkëshortja e tij, Belkiz Kera ka publikuar fotografi nga aeroporti për t’u nisur drejt Prishtinës.

Ndryshe, Rashica do të jetë i grumbulluar me Kosovën për tri ndeshjet e muajit mars. /Demokracia.com

 

Të ngjashme