Lajme
Milo Gjukanoviq: Abazoviq tha se nuk do të votohet Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe
Demokracia
23:27 | 12 Korrik 2022

Share:

Presidenti i Malit të Zi dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq deklaroi se të gjitha partitë në marrëveshjen aktuale të qeverisë u siguruan se Marrëveshja Themelore me KPS-në (Kisha Ortodokse Serbe) nuk do të votohet në mbledhjen e qeverisë, por do të hapet diskutimi, shkruan Demokracia.com.

“Të gjitha palët që janë në aranzhimin aktual të qeverisë u siguruan se në mbledhjen e kaluar të qeverisë nuk do të votohet Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por se do të hapet vetëm diskutimi për atë temë. Kjo na çoi në përfundimin se kryeministri pranoi sugjerimet”, tha presidenti malazez dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq në një intervistë për Televizionin e Malit të Zi.

I pyetur nëse kjo do të thotë se kryeministri Dritan Abazoviq i ka mashtruar, Gjukanoviq ka thënë se në takim ka thënë se do të ketë diskutim të hapur dhe se Qeveria nuk do të deklarohet për aktin.

Ai theksoi se Qeveria e braktisi marrëveshjen duke i dhënë përparësi lidhjes së kontratës me KPS-në në lidhje me diçka që ishte përcaktuar me marrëveshje si prioritet gjatë formimit të qeverisë, e cila para së gjithash është të merret me çështjet nga agjenda evropiane.

Më 8 korrik, Qeveria njoftoi zyrtarisht se kishte miratuar Propozimin për një tekst të harmonizuar të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe KPS-së. Kjo u kundërshtuar nga shumica në Mal të Zi, derisa u kërkuar edhe shkarkimi i Abazoviqit, sepse i jap pronësi dhe legjitimitet Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. /Demokracia.com/

Të ngjashme