Lajme
Millosavleviq: Pa `Mirëdita-Dobar dan`, nuk ka paqe në rajon
Demokracia
19:21 | 28 Qershor 2024

Share:

Marko Millosavleviq, nga Nisma për të Drejtat e Njeriut në Beograd ka folur për ndalimin e festivalit të përvitshëm ‘Mirëdita, Dobar dan’, që, sipas tij, ishte vullneti i pushtetit në Serbi që ta bëjë këtë.

“Festivali Mirëdita-Dobar dan është ndaluar sepse, thjeshtë, pushteti në Serbi ka vendosur që ndaloj lirinë artistike dhe lirinë e të shprehurit”, tha Millosavleviq, teksa shtoi se pushteti në këtë mënyrë ka homogjenizuar çdo gjë. Ai shtoi se shohin rrezikun e përafrimit të shoqërisë kosovare dhe asaj serbe.

Tutje, Millosavleviq theksoi se me këtë veprim qeveria serbe dëshmoi se nuk është e interesuar që vendi të bëjë hapa drejt anëtarësimit në BE.

Millosavleviq tha se edhe vendet e BE-së do të duhej ta dënonin këtë veprim të qeverisë serbe, por edhe partitë tjera, sepse sipas tij, është i pamundur afrimi i vendit drejt BE-së pa paqe.

“Jo vetëm Serbia, por edhe i gjithë rajoni, që të kthehen në drejtim të demokracisë është e pamundur pa paqe dhe kjo është e pamundur pa festivalin si ky që ofroi një lloj hapësire të lirisë”, deklaroi Millosavleviq në rtk.

Të ngjashme