Lajme
Millanoviq pas samitit të NATO-s: U diskutuar për Bosnjën, por askush nuk foli për Kosovën dhe Serbinë
Demokracia
14:54 | 24 Mars 2022

Share:

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka folur për samitin e NATO-s në Bruksel, për të cilën edhe shpalosi atë se çka është biseduar mes aleatëve.

Ai tha se Bosnje-Hercegovina është komentuar si vend ku ekziston rrezikshmëri potenciale, ndërsa tha se Serbia dhe Kosova nuk janë përmendur fare në këtë aspekt.

“Është diskutuar për rajonin, BeH si shtet që supozivisht është në rrezik, por askush nuk foli për Serbinë dhe Kosovën. Serbia ka zgjedhjet në disa ditë dhe kam përshtypjen që kanë pasur një krizë identiteti dhe se është e vështirë për ta të kuptojnë se rusët janë vetëm fusnotë”, tha Millanoviq pas takimit.

Millanoviq gjithashtu komentoi edhe dronin e rrëzuar në Zagreb.

“Mesazhi ishte që kjo gjë ndodhi dhe se po fluturonte mbi territor të NATO-s dhe u rrëzua. Nuk iu drejtua gishti askujt. Gjithashtu bisedova me kryeministrin Orban. Ka ndodhur dhe ne shpresojmë që të mos ndodh përsëri. Por kjo nuk është çështje e NATO-s, vendi i parë është dashur të reagojë për këtë, dhe ajo është Hungaria. Mendoj se nuk do të ndodh më. Mendoj se tani janë ekstra të kujdesshëm”, tha Presidenti i Kroacisë.

Të ngjashme