Lajme
Militanti i Albin Kurtit ia mësynë të bëhet anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së
Demokracia
15:34 | 17 Qershor 2022

Share:

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, së shpejti do t’i zgjedh pesë përfaqësuesit e senatit në Këshill Drejtues.

Për pesë përfaqësues të Senatit në KD kanë konkurruar 17 profesorë dhe asistentë.

Demokracia.com mëson se në garë janë Ajvaz Berisha, Arjan Krasniqi, Arjeta Nixha, Azem Hajdari, Bedri Bahtiri, Bedri Dragusha, Blerta Mustafa, Bujar Krasniqi, Fatgzim Latifi, Florim Isufi, Gëzim Qerimi, Ilir Mazreku, Mentor Sopjani, Naser Kabashi, Naser Zabeli, Ramadan Sopi, Rifat Krasniqi, Sali Aliu, Selim Bezeraj, Skender Muji dhe Vjosa Hamiti.

Këtë pozitë po e synon edhe mbështetësi i Vetëvendosjes, Rifat Krasniqi, i cili është asistent në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Rifat Krasniqi.

Krasniqi ka qenë edhe anëtar i Senatit të Universitetit nga Parlamenti Studentor, raporton Demokracia.com.

Ai është edhe anëtar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në UP, që nga 1 tetori 2020.

Ish-përfaqësuesi i studentëve, tash asistent, njihet edhe për përkrahjen e madhe që i bënë Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai shpesh poston fotografi me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.

Krasniqi bënte edhe fushatë për LVV-në në të kaluarën.

Sipas burimeve të Demokracia.com, ai ka afërsi edhe me familjen e bashkëshortit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Rifat Krasniqi njihet në opinion edhe si një prej studentëve që protestonin për shkarkimin e rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahut.

Madje, me personazhin e tij ishin tallur edhe grupi humoristik “Stupcat”.

Sipas Statutit të Universitetit, Këshilli Drejtues përbëhet nga nëntë anëtarë me të drejtë vote. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë emëron katër anëtarë me të drejtë vote dhe ata emërohen sipas dispozitave të Ligjit mbi Arsimin e Lartë. Ata duhet të jenë persona me reputacion të lartë publik, me aftësi përkatëse profesionale, afariste dhe me aftësi të tjera praktike. Asnjë nga anëtarët e emëruar nuk duhet të ketë lidhje të drejtpërdrejta aktuale me institucionin në të cilin emërohet.

Senati zgjedh pesë anëtarë të Këshillit Drejtues me të drejtë vote nga personeli akademik i universitetit.

Anëtarët e Këshillit Drejtues veprojnë të pavarur dhe nuk përfaqësojnë asnjë interes tjetër individual apo grupor./Demokracia.com/

Të ngjashme