Brigada Al Kasam, krahu ushtarak i organizatës palestineze Hamas, pretendon se në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rripin e Gazës, kanë arritur të shkatërruar katër automjete dhe një tank të ushtrisë izraelitë.
Sky News raporton se këto pretendime u shfaqën në të njëjtën kohë, kur izraelitët publikuan pamjet kur rrethojnë qytetin e Gazës,
“Në orët e para të mëngjesit brigada Al Kasam me raketa Al Jasin 105, shkatërruan katër automjete të hebrenjve në kampin Al Shati dhe në vendbanimin Sheik Radvan”, u tha në kumtesën e Hamasit.
Televizioni britanik shpjegon se Al Shati është një qendër refugjatësh e palestinezëve në pjesën veriore të Rripit të Gazës, ndërsa vendbanimi Sheik Radvan gjendet në veri të periferi se qytetit të Gazës.
Në kumtesën e dytë të brigadës Al Kasam, kanë bërë të ditur se gjithashtu kanë shkatërruar tankun e IDF-së në Tal al Havi në jug të Rripit të Gazës.
Në rrjetin social X është shfaqur të njëjtën kohë videoja nga Rripi i Gazës, ku pretendon se tregon momentin e shkatërrimit të dy tankeve izraelite Merkava që kapin vlerën e 20 milionë dollarëve. /