ShowBiz
Miley Cyrus për rolin e saj si Hannah Montana: Pësova krizë identiteti
Demokracia
13:48 | 07 Mars 2021

Share:

Miley Cyrus rrëfehet për krizën e identitetit për shkak të rolit të saj si Hannah Montana.

Këngëtarja 28-vjeçare, Miley Cyrus ka treguar në podkastin me Allison Hadendorf se interpretimi i rolit të Hannah Monatanës e bëri atë që të kishte të vështirë të kuptonte se kush ishte në të vërtetë, transmeton Demokracia.com.

Ajo tha se karakteri i Hannah Montanas ishte i ngjajshëm me veten e saj.

“Pata një krizë identiteti. Ishte një karakter thuajse i ngjashëm me veten time. Kisha miliona fansa, ndihesha si ylli më i madh në botë dhe pastaj kthehesha nga vetja dhe ndihesha konfuze. Kur hiqja paruken s’i interesoja askujt, s’isha më ai ylli i mëparshëm. Pa Hannah Montana-n nuk isha askush sepse s’i interesoja askujt”.

Miley tha se albumi i saj Bangerz ishte përpjekja e saj e parë për të gjetur identitetin jashtë karakterit të kanalit Disney.

Cyrus luajti si Hannah Montana -një vajzë që bënte jetë të dyfishtë, si adoleshente në shkollë dhe një yll pasi vendoste paruken- në Disney Channel për katër sezone nga 2006 në 2011. /Demokracia.com/

Të ngjashme