Lajme
Milazim Krasniqi i bindur se “sentimenti anti-amerikan dominon në Kosovë”
Demokracia
22:20 | 03 Prill 2024

Share:

Pas deklarimit të Zv/Kryeministrit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, se një zyrtar i lartë amerikan i ka shprehur brengë për “sentiment antiamerikan në mesin e kosovarëve”, ka reaguar profesori universitar Milazim Krasniqi duke thënë se “jo që është prezent, por dominon sentimenti antiamerikan në Kosovë”.

Sentimenti antiamerikan në Kosovë nuk është prezent, po është dominant. Kush nuk e pranon, thjesht mashtron. Mashtron veten, jo amerikanët. Shkaqet i kam shpjeguar moti. Askush nuk i ka marrë kurrë para sysh”, ka shkruar Milazim Krasniqi në Facebook.

Të ngjashme