Duke komentuar dhunën e protestuesve serbë në veri gjatë përleshjeve me forcat e KFOR-it dhe Policinë e Kosovës, politologu boshnjak Jasmin Mujanoviq ka thënë se protestuesit në veri janë “banditë të armatosur të Vuçiqit”.
Mujanoviq ka thënë se të njëjtit e kanë terrorizuar rajonin e Ballkanin për një kohë të gjatë, dhe së fundmi, sipas tij, janë ekspozuar nga artikulli i gazetës prestigjioze amerikane New York Times.
Kjo gazetë në një artikull të publikuar së fundmi, e ka lidhur drejtpërdrejtë presidentin serb Aleksandar Vuçiq me krimin e organizuar në Serbi dhe më gjerë.
“Këta nuk janë protestues, këta janë banditët famëkeq të Vuçiqit që e kanë terrorizuar rajonin për një kohë të gjatë, dhe janë ekspozuar nga një artikull së fundmi nga NYT. Deklaratat e dy ditëve të fundit të QUINT-it qartazi kanë trimëruar ata dhe bosin e tyre në Beograd”, ka shkruar ai, duke komentuar pamjet e dhunës nga veriu.
These are not protestors, these are Vucic’s notorious armed thugs who’ve long terrorized this region, and were helpfully exposed by the recent NYT article. The Quint statements over the last two days have clearly only emboldened them and their boss in Belgrade. https://t.co/62ezTz1DmF
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) May 29, 2023