Sport
Milani vazhdon me ecuri pozitive, fitojnë edhe ndaj Romës
Demokracia
22:47 | 31 Tetor 2021

Share:

Milani shënoi fitore 2:1 ndaj Romës në kuadër të javës së 11-të në Serie A, shkruan Sheshi.info

Rossonerët mbizotëruan në “Stadio Olimpic” edhe pse ishin me një lojtar me pak. Milani në pushim shkoj me epërsi 1:0 me eurgolin e realizuar nga Ibrahimovic në minutën e 26′.

Edhe në pjesën e dytë kuqezinjët filluan furishëm. Ibrahimovic gjeti sërish rrjetën në minutën e 50′, por pas rishikimit të VAR-it goli u anulua, derisa vetëm gjashtë minuta me vonë sulmuesi suedez ishte sërish protagonist, teksa fitoj një penallti e ku në kuadrat e dërgoj Kessie.

Në minutën e 76′ Theo Hernandez u ndëshkua me të kuq, por këtë epërsi minimale gjallorosët nuk e shfrytëzuan mjaft mirë, ku krejt ajo çka arriti shënoj vetëm një gol në minutën e 90+3′ me El Shaarawy.

Milani me këtë fitore ngritet në kuotën e 31 pikëve aq sa ka edhe Napoli, derisa Roma bie në pozitën e pestë me 19 sosh

Të ngjashme