Sport
Milani ultimatum klubit belg për futbollistin e talentuar: E mbyllim të martën ose mirupafshim
Demokracia
14:37 | 25 Korrik 2022

Share:

Milan ka njoftuar Club Brugge se nuk ka ndërmend të presë më shumë se 24 orë për të marrë një përgjigje finale në lidhje me ofertën e fundit për Ketelaere (33 milionë, plus bonuse, përfshirë përqindjen në rishitjen e ardhshme).

Nëse klubi belg nuk e pranon propozimin, Milani është gati të përballet me pista të tjera. Ndërkohë, Renato Sanches është gjithnjë e më afër PSG-së. Mesfushori portugez, objektiv i Milanit, në fakt ka arritur marrëveshje me klubin parizien për pagën, 5 milionë euro në sezon.

Mbetet për të gjetur një marrëveshje me Lille (me të cilën lojtari ka kontratë deri më 30 qershor 2023), e cila do të preferonte të mos i shiste atë te një konkurrent i drejtpërdrejtë.

Ndërsa nga Anglia vinin lajme për një rinisje të mundshme të Milanit për Charles De Ketelaere, nga Belgjika mbërriti një mohim i ashpër: kuqezinjtë nuk e kanë rritur ofertën dhe distanca mes palëve mbetet e pandryshuar.

Më konkretisht, palër janë në pozicione të tilla negociuese: 30+2 milionë të vendosura në “pjatë” nga Maldini dhe Massara, përkundrejt 35 milionëve të kërkuara nga Brugge. Afati i fundit është vendosur për të martën./Demokracia.com/

Të ngjashme