Sport
Milani s’lejon befasi në “San Siro”, e mposht Atalantën
Demokracia
22:43 | 26 Shkurt 2023

Share:

Milani ka shënuar fitore ndaj Atalantës në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

“Rossonerët” triumfuan 2:0 kundër ekipit nga Bergamo në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com.

Epërsinë Milanit ia dhuroi futbollisti i Atalantas, Musso që shënoi autogol në minutën  25-të.

Golin e sigurisë dhe të fundit në këtë përballje e konkretizoi Messias në minutën e 86-të.

Milani me këtë fitore është në vendin e tretë me 47 pikë. Atalanta ka gjashtë pikë më pak në pozitën e gjashtë./Demokracia.com/

Të ngjashme