Sport
Milani nis sonte edicionin e ri në Serie A përball Sampdorias, formacionet e mundshme
Demokracia
14:26 | 23 Gusht 2021

Share:

Milani sonte e nis rrugëtimin në edicionin e ri në elitën e futbollit italian.

“Rossonerët” do të marrin rrugën për në Genoa për t’u ndeshur me Sampdorian, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i “kuqezinjve” Stefano Pioli pritet ta nis këtë përballje me Olivier Giroud në sulm, pasi Ibrahimoviq është i lënduar.

Mungesë tjetër e Piolit është edhe mesfushori, Franc Kessie që gjithashtu është i lënduar.

Tomori pritet të fillojë në vend të Alessio Romagnolit, kështu që Kjaer duhet të mbajë shiritin e kapitenit.

Ndeshja ndërmjet Sampdorias dhe Milanit që mbyll javën e parë në Serie A fillon nga ora 20:45.

Formacionet e mundshme:

Sampdoria: Audero, Augello, Colley, Yoshida, Bereszynski; Ekdal, Thorsby; Damsagaard, Gabbiadini, Candreva; Quagliarella.

Milan: Maignan, Kalabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Diaz, Leao; Giroud. /Demokracia.com

Të ngjashme