Sport
Milani në “gjumë” ndaj Lazios, mbyllet pjesa e parë në “Olimpico”
Demokracia
21:34 | 24 Janar 2023

Share:

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes kampionale mes Lazios dhe Milanit.

Lacianët po avancojnë 2:0 pas 45 minutave të para ndaj “Rossonerëve” në stadiumin “Olimpico” në Romë, shkruan Demokracia.com.

Milinkoviq-Saviq hapi llogarinë në minutën e katërt pas asistimit të Zaccagnit.

Ky i fundit doli në skenë edhe në minutën e 38-të, veçse si realizator i golit të dytë për nikoqirët.

Ballafaqimi ndërmjet Lazios dhe Milanit i takon xhiros së 19-të në elitën e futbollit italian./Demokracia.com/

Të ngjashme